Tuesday, December 25, 2007

Emer Shqipetar

Mbasi morem vesh qe bebi ishte djale na lindi pyetja ç'emer do ti vinim. Sigurisht qe koha qe kishim ne dispozicion ishte sa e gjate dhe aq e pamjaftueshme, pasi te maresh nje vendim per emrin e birit nuk eshte gje e thjeshte. Pas nje reflektimi disa mujor vendosem qe ti vinim nje emer Shqipetar qe tingellonte bukur dhe ne frengjisht, qe nuk kishte nevoje per thekse dhe shtesa te tjera te gjuhes frenge, pra me nje fjale nje emer te thjeshte dhe te bukur. Ne kete moment fantazia dhe deshira per te bukuren luajten rolin e tyre. Sot jemi shume te kenaqur me zgjedhjen qe kemi bere. Po ju çfare do te pelqenit, nje emer Shqipetar apo te huaj?

Monday, December 17, 2007

DJALE

Te merkuren me 12/12/2007 ne maternitetin e nje qyteti te vogel te Frances ne lindje te Parisit lindi djali yne. Eshte nje moment shume i rendesishem dhe shume i gezueshem per familjen tone. Zemra e vogel dhe e shtrenjte eshte kaq e pafajshme sa ne e shohim me admirim dhe me dashuri papushim. Mendoj qe jeta jone ka ndryshuar nje here e pergjithmone . Dhe ky eshte fillimi i nje udhetimi te mrekullueshem.
Fli djelli im.

Sunday, December 2, 2007

Kinema - Filmat e fundit

Kata jane filmat e fundit qe kam pare ne kinema keto weekend-et e fundit.

Les Promesses de l'ombre (fr) - Eastern Promises (en) me aktoret Viggo Mortensen, Naomi Watts, Vincent Cassel etc.
Aktoret qe me pelqyen me shume ne lojen e tyre: Viggo Mortensen dhe Naomi Watts.
E reja apo gjetja: te gjithe te fortet qe kane bere burg ne Rusi e kane gjthe trupin me tatuazhe ku tregojne historine e jetes se tyre. Sa me shume grada te kesh pasur ne ushtri, sa me shume burgje te kesh bere aq me e madhe eshte harta qe te mbulon trupin. Film i bukur me disa skena jo pak te dhunshme.


Lions et agneaux (fr) - Lions for Lambs (en) me aktoret Tom Cruise, Meryl Streep, Robert Redford.
Aktorja qe me pelqeu me shume ne lojen e saj: Meryl Streep.
Ky film i cili u shit per nje film filozofik dhe me nje permbajtje te thelle nuk me la asnje pershtypje perveç asaj qe te gjithe e dine prej kohesh.
Megjithese jetoj ne France prej tete vjetesh nuk arrij dot ta kuptoj cmiren qe francezet kane per amerikanet. Une per vete i admiroj dhe u them faleminderit per nderhyrjen ne Kosove. Te ishte per keta filozofet europian kushedi ku do te ndalte kasaphana serbe.

Les Femmes de ses rêves (fr) - The Heartbreak Kid (en) me aktoret Ben Stiller, Michelle Monaghan, Malin Akerman.
Aktoret qe me pelqyen me shume ne lojen e tyre: Ben Stiller dhe Michelle Monaghan.
E reja apo gjetja: detyro ishin qe te vjedhi per te gjetur te dashurin e ri !!!
Film humoristik i klases mesatare. Shkoni per ta pare nese nuk keni gje per te bere.

Filmi i ardhshem qe kam deshire te shoh ne kinema eshte American Gangster.