Perballe Tower Bridge, kapuçino dhe muzike Jazz ne sfond. Nuk kisha mundesi te mos merrja stilolapsin dhe nje flete te bardhe per te hedhur pershtypjet e para per kete qytet ku kontakti me te quhet magjepsje.
Djellin sapo e kane zene rete e dendura, te cilat megjithe kembenguljen e tyre nuk ja heqin dot sharmin kesaj pamje madheshtore. Atmosferen e prishin here pas here zerat e zhurmshem te kamarjereve italiane, te cilet me humorin e tyre bejne per vete disa vajza ruse te ulura jo larg. Mendova duke tundur koken qe keta italianet edhe ketu ne Londer nuk harrojne Le Savoir Faire, sigurisht qe per kapuçinon e kisha fjalen.
Udhetimi per ne Londer filloi me nje propozim, vazhdoi me nje zile te harruar per tu zgjuar ne urgjence dhe u krye me zogun e nendheshem te La Manche, i cili ne dy ore nuk la kokrize rere dhe metra kub uje pa levizur per te na çuar ne destinacion.
Pasi pershendeta valixhet me hotelin dhe motivova kembet e nje djali gjeologu e lashe veten ne doren e dallgeve te rrugeve gazmore. Nuk i kam fort qejf programet ne raste te tilla, keshtu qe me harten si udherrefyese te mire dhe aparatin fotografik si historian besnik bera perpara ne njohjen time te pare me kete qytet, qe kendshem me habiste pas çdo rrugice, ndertese me tulla te kuqe, parku apo sheshi madheshtor.
Ne 12.00 me oren angleze duhet te isha prane gjysmes time ne London Wall Street per nje drekim familjar. Ne kembe dhe me djellin qe ngroh Londra eshte ah sa mikepritese. Me shpalosi shume virtyte te saj megjithese e di qe jo te gjitha. Normal i thashe vetes buzagaz jo te gjitha bukurite qe me udhetimin e pare.
Ne nje park te vogel aty prane rrezet e djellit na perkedhelnin teksa te ulur ne nje stol veshtronim qiellin e kalter Londinez.
Sunday, October 31, 2010
The half day of the first one in London
Thursday, July 8, 2010
E dua pranveren
Nuk e di saktesisht kur kam filluar ta dua Pranveren. Reth femijerise besoj. Hiqnim xhupat, mimozat kishin çelur dhe me aromen e tyre na ftonin ne gostine gazmore te ajrit pranveror, prindi na kishte vene veroret dhe futbolli poshte pallatit nuk te linte as te lije çanten ne shtepi, aq shume me rrihte zemra per te luajtur. Pastaj ai pallati 8 tek Varri Bamit kishte sharmin e vet.
Nje shok pallati nje dite me propozoi qe te ndertonim nje shtepize ne majen e pemes se ullirit qe gjendej pikerisht midis pallatit tete dhe nente. Kjo peme ulliri shekullore mbarte shume kujtime, kishte vizituar shume epoka, kishte qene gardiani i varrezave perpara se parafabrikatet tona te çvarrosnin te shkretet qe preheshin te qete ne kete pjese parajse te perkedhelur nga mali i Dajtit. Kjo peme ishte e lidhur me shume kujtime te bukura dhe te shemtuara.
Ideja ishte e bukur por e pa imagjinushme per mua. Nga do t’ja fillonim, me çfare do ta ndertonim, shume pyetje kalonin poshte flokeve te mi naten perpara se te fillonim vepren tone.
E djele. Shume entuziast zbres shkallet nxitimthi dhe takoj Erionin, i cili po me priste po me aq entuziazem mikprites. Me nxjerr perpara syve dy topa te medhenj me tela bakri. Shume shpejt makete te tera ndertoheshin dhe prisheshin dhe perseri ndertoheshin ne koken time. Hipem qe te dy ne peme dhe filluam ta ndertojme. Kur perfunduam, mbasdite vone, shtepiza jone ishte shume larg asaj te ciles kishim projektuar, aq e çregullt dhe e pa forme kishte dale. Por ne ishim shume krenar dhe te lumturuar pasi ishte Vila jone. Lumturia jone do te ishte akoma me e madhe te nesermen, kur diten vume re qe ajo ishte e padukshme. Gjethet e mbulonin me se miri dhe ne shihnim ndeshjet e volejbollit midis ekipeve te dy pallateve sikur te ishim arbitra pa pasur ate ndjesine e keqe per te vendosur se kujt I perkiste pika dhe ne te njejten kohe te merrje rrufete e ekipit kundershtar, por me kenaqesine e atij qe i di gjerat dhe nuk ka nevoje t’ja tregoj kujt. Gjethet e pemes leviznin here pas here nga forca e litarit te lidhur ndermjet shpetise se Migenes ne katin e pare dhe pemes. Litari apo teli i rrobave sherbente si rrjete e fushes se improvizuar te volejbollit.
Sa vajza e djem kane hipur ne ate peme per te pare madheshtine e vepres tone. Dhe ne shpiknim legjenda te tera lidhur me shtepizen, pemen dhe se si ajo tashme ishte e jona.
Wednesday, May 12, 2010
Film i ri, koncert i ri
Po filloj me ate qe me dha ne pergjithesi nje ndjesi negative. Pra po filloj me filmin e fundit qe pashe ne kinema, Liza ne boten e çudirave te Tim Burton. Film ne 3D i pajustifikuar. Shume pak skena kishin efekte 3D dhe as krahasohej me filmin "Avatar" te James Cameron i cili ishte nje mrekulli ne teknologji. Pra 2€ me shume te paguara per efektet 3D ishin te pajustifikuara. Ne fund te filmit dolem te pakenaqur per keto arsye, asnje risi dhe ne skenar filmi ishte trajtuar sikur te ishte nje film i rendomte ku magjia e fantazise mezi egzistonte. Pike pozitive: kostumet, ngjyrat, loja e aktoreve dhe grafika ishin te nje cilesie te larte.
Kurse koncerti i Saez me dha nje ndjesi krejtesisht tjeter. Liri, kenaqesi te degjuarit kenge me tekste te angazhuara, ne te cilat shoqeria ku jetojme denohet dhe padrejtesite preken me force per te mos i harruar. Nje muzike rrok qe te bente qe çdo qelize e trupit te kercente nga kenaqesia dhe salla te kendonte ne pambarim me idhullin e saj. Ky stil i orientuar Rock ne fillim me befasoi sepse ndryshonte ndjeshem ne krahasim me ate çka kisha degjuar ne albumin e fundit J'ACCUSE. Ne fund te koncertit, kater here Saez u rikthye ne skene pas thirjeve te publikut qe mbushi plot sallen per te dyten dite rresht. Ne fund ai pershendeti me koke dhe tha: Allez au revoir.
Tuesday, February 9, 2010
Bilbili dhe Laraska
Nje dite u takua bilbili dhe laraska. Ata po grindeshin se kush kendonte me bukur. Aty prane po kalonte nje derr, i cili kur i pa te grindeshin i pyeti perse? Laraska ju lut qe ai tu thoshte sekush e kishte zerin me te bukur. Pasi i degjoi te dy dhe u mendua pakez derri dha verdiktin: laraska kendon me bukur. Bilbili filloi te qante me denese dhe derri i tha se ishte normale qe ai qante pasi nuk kishte zerin me te bukur. Bilbili u kthye e ne denese e siper u shpreh: Jo nuk qaj sepse kam zerin me te shemtuar, por sepse u gjykova nga nje DERR.
Kete pjese e pashe ketu dhe desha ta ndaj me ju.
Wednesday, January 6, 2010
Rent or marathonomak ose mens sana in corpore sano
Duhet te ishte nje nga premtimet qe i bejme vetes ne fillim te vitit te ri. Por i dola pak perpara ketij premtimi dhe u regjistrova qe ne fillim te tetorit ne nje klub atletike. Nuk eshte nje klub ku duhet te thyej rekorde apo te arrij i pari. Eshte nje klub i cili ne frengjisht quhet Athlé Santé - Atletike dhe Shendet. Tre stervitje ne jave: te premten, te shtunen dhe te djelen. Une per momentin jam ne dy stervitje ne jave dhe me pas nga pranvera filloj te tretin. Eshte nje mrekulli e vertete. Jemi nje grup prej 30 atletesh ;-), te moshave te ndryshme dhe kenaqemi sikur te ishim femije. Programi i nje stervitje normale: 1/2 ore vrap te lehte per te ngrohur muskujt, 1/2 ore ushtrime te pergjithshme per forcim muskujsh, 1/2 ore vrap te shpejte per forcimin e zemres dhe ne fund shkryqje te muskujve. Nga pjesa e dyte e titullit ne latinisht do te kuptoni qe eshte nje rilindje e vertete te cilen jua rekomandoj. Kushedi nje dite do te marr pjese ne nje gjysem maratone per te vazhduar me nje te vertete.
Tuesday, December 29, 2009
Tirana, je t'adore
Tirane: erdha te pashe. Ti ishe me e bukur se ç'imagjinoja, ti ishe me e bukur se ç'enderroja, ti me kenaqe pa mase me ngrohtesine qe me fale. Ti me bere te ndjehesha mrekullisht mire. Jam ne avion dhe malli me ka marre tashme shume per ty. Por nuk trishtohem pasi atje ku po shkoj nje fole e ngrohte dashurie me pret dhe nje takim me ty kam arritur te rrembej.
Friday, November 20, 2009
Monday, November 16, 2009
Koncerti i Charlie Winston
Mbreme ishim ne koncertin e Charlie Winston ne sallen e spektakleve Olympia te Parisit. Koncerti ishte nje moment muzikor i paharrueshem. Çdo kenge fillonte me nje vegel muzikore te ndryshme, dy here Çarli filloi me beatbox dhe nje here nje muzikant luajti sitar-in indian, dhe qe dalengadale kalonte me mjeshtri ne tingujt e kengeve te njohura nga e gjithe salla qe i kendonte dhe i shoqeronte. Nga mesi i koncertit Çarli elektrizoi sallen duke zbritur dhe kenduar ne mesin e spektatoreve, te cilet qe nga ai moment qendruan ne kembe duke kenduar dhe kercyer deri ne fund. Ah fundi ishte momenti me interesant pasi koncerti mbaroi dhe spektatoret me duartrokitjet dhe thirrjet "Çarli Çarli Çarli" bene qe ai te rikthehej tre here dhe te kendonte kenge te reja. Nga koncertet e Travis, Pink dhe Seal qe kemi ndjekur, ky ishte nga me te bukurit dhe me nje improvizim te shkelqyer.
Ne nje moment nje spektatore i tha: Çarli te dua;
Ai ju pergjigj me nje shprehje qe beri te qeshe e gjithe salla: Çarli eshte kitaristi dhe jo une.
Fotot e koncertit mund ti gjeni ketu.
Monday, September 28, 2009
Hidraulik, Elektriçist, Marangoz ...
Nje dite po kerkoja video te cilat mund te me ndihmonin per te nderruar letren e murit. Per kete kam shkruajtur ne nje nga titujt e meparshem. Kjo eshte foto e marre pas punes se kryer.
Miku im google me dha disa adresa interesante por adresa e meposhtme eshte me shume se interesante. Pra ne te do te gjeni video te cilat pershkruajne sesi te heqim dhe vendosim letren e murit, te kryejme rregullime te ndryshme hidraulike etj. Per te zgjedhur ne videot e ndryshme shkoni ne menune djathtas.
Le te rendis disa prej tyre.
1. Video per riparime hidraulike.
2. Video per letren e murit
3. Video per elekriçist
Per me shume mund te ndiqni kete lidhje.
Publié par Drini 0 Mesazhe
Libellés : djale, Drini, elektriçist, Erald, hidraulik, marangoz, te ndryshme, video