Me thene te drejten kur isha ne gjimnaz kimia nuk ishte lenda ime e preferuar, por tabela e Mendelejevit dhe kapitulli i hibrideve me terhiqnin gjithmone. Ja pra sot ne te rejat teknike qe me vijne me email pashe qe dikush i papertuar e ka ndertuar kete tabele ne menyre interaktive, nuk e di a ju mbahen mend kartonat qe benim
me ngjyra. Po ju le ta zbuloni dhe per te thekurit e kimise ta zhbiriloni :-).
Monday, March 31, 2008
KIMI - Tabela interaktive e Mendelejev-it (Mendeleïev)
Publié par
Drini
3
Mesazhe
Libellés : Drini, Internet, Shkence, te ndryshme
Wednesday, March 26, 2008
Pushime baballaresh ne France
Kisha deshire t'ju flisja per 11 dite pushime qe kalova me tim bir.
Ligji francez lejon baballaret te marrin nje leje pune prej 11 ditesh nese jane bere me femije. Keshtu qe dhe une perfitova nga rasti qe na dha djali (shteti francez) dhe kalova 11 dite te mrekullueshme me tim bir. Po ti shtosh ketyre dhe 3 ditet e pushimit qe mund ti marresh ne momentin e lindjes se femijes, te behesh baba ne France eshte diçka e papare. Kjo per faktin qe baballaret kane gjithe kohen per te perfituar nga momentet e magjishme te lindjes se nje femije. Merci la France.
Friday, March 21, 2008
Astronomi ne Google
Per te apasionuarit e astronomise Google nuk ndalet pa na bere surpriza te reja. Pasi integruan harten e yjesise ne programin Google Earth, tani kane ndertuar nje faqe te veçante me harten e yjesise. Ju terheq vemendjen per zgjedhjet jo te pakta ne fund te faqes. Ju uroj nje udhetim te mbare ne yjesite me te largeta :-).