Sunday, December 2, 2007

Kinema - Filmat e fundit

Kata jane filmat e fundit qe kam pare ne kinema keto weekend-et e fundit.

Les Promesses de l'ombre (fr) - Eastern Promises (en) me aktoret Viggo Mortensen, Naomi Watts, Vincent Cassel etc.
Aktoret qe me pelqyen me shume ne lojen e tyre: Viggo Mortensen dhe Naomi Watts.
E reja apo gjetja: te gjithe te fortet qe kane bere burg ne Rusi e kane gjthe trupin me tatuazhe ku tregojne historine e jetes se tyre. Sa me shume grada te kesh pasur ne ushtri, sa me shume burgje te kesh bere aq me e madhe eshte harta qe te mbulon trupin. Film i bukur me disa skena jo pak te dhunshme.


Lions et agneaux (fr) - Lions for Lambs (en) me aktoret Tom Cruise, Meryl Streep, Robert Redford.
Aktorja qe me pelqeu me shume ne lojen e saj: Meryl Streep.
Ky film i cili u shit per nje film filozofik dhe me nje permbajtje te thelle nuk me la asnje pershtypje perveç asaj qe te gjithe e dine prej kohesh.
Megjithese jetoj ne France prej tete vjetesh nuk arrij dot ta kuptoj cmiren qe francezet kane per amerikanet. Une per vete i admiroj dhe u them faleminderit per nderhyrjen ne Kosove. Te ishte per keta filozofet europian kushedi ku do te ndalte kasaphana serbe.

Les Femmes de ses rêves (fr) - The Heartbreak Kid (en) me aktoret Ben Stiller, Michelle Monaghan, Malin Akerman.
Aktoret qe me pelqyen me shume ne lojen e tyre: Ben Stiller dhe Michelle Monaghan.
E reja apo gjetja: detyro ishin qe te vjedhi per te gjetur te dashurin e ri !!!
Film humoristik i klases mesatare. Shkoni per ta pare nese nuk keni gje per te bere.

Filmi i ardhshem qe kam deshire te shoh ne kinema eshte American Gangster.

3 comments:

Anonymous said...

aiiiiiiiii...iku komenti :s ....

nejse po thoshaqe skisha pa asnjonin..edhe kisha ca muj pa shku ne ciné...

Anonymous said...

J'adore Fallin'

...sometimes I feel good, sometimes I feel used...
I stoped fallin', baby in love with you...nanannananana

Jeune et con e kam qef aussi...

...me ate pastaj... kenge e star ac, e ke ... fare :D

ps: nuk po shof piken e permirsimit, ngela tu i ra gjithmon...por vertete...skam fare vesh per muzike, dhepjano s'qeka per mu...
:D

Drini said...

Ervina une as qe nuk e dija kush eshte e Starykut, por tani ekuptova. Faleminderit per te mosme lene injoront :-). Per mu eshte dhe kenge qe kercehet neper disco.