Gezuar 28 nentorin - Diten e Pavaresise.
Ju pershendes me vargjet e madherishme te Pashko Vases.
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Wednesday, November 28, 2007
28 Nentor - Dita e Pavaresise
Thursday, November 22, 2007
Permis de conduire - Patenta e makines
Sot me 22 nentor u bera me 12 piket maksimale qe ka patenta ne France. Po shpjegohem. Sot tre vjet me pare arrita te marr patenten franceze, pas nje provimi teorik te kaluar qe heren e pare dhe atij praktik te kaluar heren e dyte, e gjitha kjo me kushtoi afersisht 1500€. Ne ate kohe sapo kishte dale nje ligj ku thuhej, qe te gjitha patentat e marra duke filluar nga nje date e caktuar nuk do te kishin qe ne fillim 12 piket maksimale por vetem 6 pike. Kjo patente ka nje emer: le permis probatoire. 6 piket e tjera une do ti fitoja vetem pas tre vjetesh vozitje pa gjoba dhe pa shkelje rregullash rrugore. Domethene kushti i detyrim percaktimit ishte qe nuk duhet te humbja asnje pike tjeter.
Sistemi Francez eshte qe per shkeljet e rregullave rrugore, sipas rendesise, te hiqen pike nga patenta derisa ti ngelesh pa patente fare. Per te mos humbur patenten egzistojne stazhe te ndryshme te cilat bejne qe te fitosh 4 pike te humbura, d.m.th. kur ne patente te ngelen vetem 1 ose 2 pike, mire eshte qe te regjistrohesh ne nje te tille. Kur ne fund nuk te ngelet asnje pike atehere duhet te kalosh dhe nje here te gjitha provimet nga fillimi. Kurajo miqte e mi.
Kur mendoj qe kisha nje patente Shqiptare dhe kjo nuk me vlen fare ..., sigurisht me vlen ne Shqiperi ku nuk ma mban te vozis as edhe nje sekonde.
Publié par
Drini
12
Mesazhe
Libellés : Drini, France, makina, te ndryshme
Monday, November 19, 2007
Prison Break - Seria e preferuar
Ashtu siç thote dhe titulli kjo eshte seria ime e preferuar. E preferuar sepse eshte nje koncept i ri, eshte nje seri me skenar qe te le pa fryme dhe ka nje temporitem te jashtezakonshem. Personazhet jane gjetur ne menyre perfekte duke gershetuar humanizmin, instiktin e te mbijetuarit dhe dinakerine.
Tani jam duke pare sezonin e trete dhe serine e tete, pra te fundit fare.
Ne sezonin e pare Michael ndihmon te vellain te dale nga burgu i sigurise se larte ku eshte futur per denim me vdekje. Ambjent i erret dhe i frikshem, ku te kesh shoke do te thote te kesh jeten e gjate.
Ne sezonin e dyte vellezerit jane arratisur nga burgu por me çfare çmimi!! Jeta jashte burgut nuk ndryshon shume nga ajo brenda tij.
Ne sezonin e trete e ka radhen Michael te gjendet ne nje burg te sigurise se larte ne Panama. A do te mundet dot te arratiset?
Wednesday, November 14, 2007
Monday, November 12, 2007
Lyon - Marseille 1-2
Kete weekend mezi po prisja ndeshjen e futbollit Lyon - Marseille. Nuk e di po kam pershtypjen qe te gjithe Shqiptaret qe jane ne France dhe qe ndjekin futboll kane Marsejen si ekipin e zemres. Une per veten time kam dy, Marseille dhe PSG. E di qe ky binom ne France eshte i barabarte me armiqesi disa dhjete vjeçare dhe ndeshjet e tyre jane derbi ashtu siç eshte ne Itali Inter - Juventus, Inter - Milan ose Roma - Lacio etj. Por une duke qene se kam vetem 8 vjet qe ndodhem ne France nuk e kam kete ndjesi dhe keta francezet qe njoh ngelin gojehapur kur u them kush jane ekipet qe ndjek me shume. Une te them te drejten ne fillim nuk e ndiqja futbollin francez pasi me dukej shume i ngadalte dhe jo spektakolar. Me pas degjova qe ne PSG luante Lorik Cana dhe Edvin Murati, dy shqiptare qe sot kane fame ne ekipin kombetar. Duke u interesuar per keta dy te fundit fillova te ndjek dhe PSG, qe ne ate kohe kishte ne perberjen e vet dhe Ronaldinjon. Me pas Cana kaloi tek Marseille. Sot Cana eshte kapiten i ekipit te Marsejes, pozicion qe e meriton plotesisht po te shikosh pjekurine e tij brenda dhe jashte fushes se lojes. Po ti referohem psese se ketij mesazhi do te thosha qe Marseja dje me ka kenaqur shume duke mundur 2-1 ekipin e padiskutueshem te Lionit. Dhe me e bukura eshte se vellai im i madh me tha para ndeshjes qe Marseja do te fitonte. Te lumte goja vellaçko.
Thursday, November 8, 2007
Monday, November 5, 2007
Ditelindje
Gjithmone i kam pasur dhe i kam qef ditelindjet. Kur isha i vogel prindi kurre nuk harronte dhe gjithmone e shnderronte kete dite ne feste per gjithe familjen. Duke i shtuar kesaj dhe festen me gjithe shoqerine e klases, gjimnazit e me pas te universitetit s'kishte gje me te bukur. Kete tradite mundohem ta mbaj edhe tani qe u rrita :-). Por tani kush eshte qe me pelqen me shume eshte kur ma uron zemra ime ;-).
Sigurisht qe dhe dhuratat kane rendesine e tyre. Kasaj radhe dhurata ishte nje Samsung SGH-U700V. Cool kjo loder, aparat fotografik dhe telefon ne te njejten kohe (uhuuu) me gusta mucho. Mezi po pres Vitin e Ri :-)).