Thursday, November 22, 2007

Permis de conduire - Patenta e makines

Sot me 22 nentor u bera me 12 piket maksimale qe ka patenta ne France. Po shpjegohem. Sot tre vjet me pare arrita te marr patenten franceze, pas nje provimi teorik te kaluar qe heren e pare dhe atij praktik te kaluar heren e dyte, e gjitha kjo me kushtoi afersisht 1500€. Ne ate kohe sapo kishte dale nje ligj ku thuhej, qe te gjitha patentat e marra duke filluar nga nje date e caktuar nuk do te kishin qe ne fillim 12 piket maksimale por vetem 6 pike. Kjo patente ka nje emer: le permis probatoire. 6 piket e tjera une do ti fitoja vetem pas tre vjetesh vozitje pa gjoba dhe pa shkelje rregullash rrugore. Domethene kushti i detyrim percaktimit ishte qe nuk duhet te humbja asnje pike tjeter.
Sistemi Francez eshte qe per shkeljet e rregullave rrugore, sipas rendesise, te hiqen pike nga patenta derisa ti ngelesh pa patente fare. Per te mos humbur patenten egzistojne stazhe te ndryshme te cilat bejne qe te fitosh 4 pike te humbura, d.m.th. kur ne patente te ngelen vetem 1 ose 2 pike, mire eshte qe te regjistrohesh ne nje te tille. Kur ne fund nuk te ngelet asnje pike atehere duhet te kalosh dhe nje here te gjitha provimet nga fillimi. Kurajo miqte e mi.
Kur mendoj qe kisha nje patente Shqiptare dhe kjo nuk me vlen fare ..., sigurisht me vlen ne Shqiperi ku nuk ma mban te vozis as edhe nje sekonde.

12 comments:

Anonymous said...

hajt urime pra...ne me kom t mar :D

ta bien de la chance...un jam hala a la conduite...dhe mesa duket skam gjo n terezi :D

salutations distingues

Drini said...

faleminderit dhe te uroj qe ta marresh me heren e pare praktiken. Ketu ne France e kane bere zakon te keq qe praktiken shume rralle ta japin qe heren e pare. Kjo per arsyen e thjeshte qe te blesh ore te tjera praktike, minimumi 10. Kjo varet se çfare qyteti dhe me çfare instruktori e kalon. Megjithate mos u dekurajo dhe mos harro te vesh rripin e sigurimit kur te hipesh ne makine. Mos qesh, i ndodhi nje vajze qe e kaloi provimin para meje.

Anonymous said...

hahhaha...un e kam bere dy here ket marifet..
isha me monitorin e autoshkolles, edhepas nja nje oe qe po i jepja, ju ktheva tu i thon:
-me fal, ti ma hoqe rripin e sigurimit...???
edhe ai tu m pa me nje aire bizarre...jo jo ke nja nje ore qe se ke vene :D

Drini said...

Rrofsh se na shkrive :-)). Kjo qenka fiks per tu bere barcalete. Fundjave te mbare ;-).

Anonymous said...

ta gezosh :)

Drini said...

Faleminderit dhe mire se erdhe.

Anonymous said...

drini, une nuk i kam akoma te gjitha piket dhe ne fakt me goje heren e dyte dhe praktiken heren e trete (turp, turp) dhe e kisha te shkreten nga atdheu por nuk ja vari njeri kutu. Nejse se nderkohe mesova nga nje çik ti jap makines - hajde e gezofsh dhe ne koken e te pamartuarve me fal e te tjereve.

Drini said...

tena a njifemi gje ne? Akoma se mora vesh se kur e kishe ditelindjen?

persa i perket patentes paske len nam fare mo :-)), bej shaka. Nje kolegu im kaloi teorine me te paren dhe filloi duke u mburrur qe praktiken do ta merte pa problem fare. Do ti qe sot e kesaj dite, mbas 5 provimeve praktike, duhet qe te kaloj dhe nje here nga e para teorine dhe praktiken. I shkreti gjithe ato para, kohe te humbur dhe nerva. E gjitha kjo per te te thene qe ka dhe me keq :-)). Perseri shaka. Cool qenkam ne forme sot.

dite te mbare

tetena said...

nuk e di nese njihemi veç nuk e besoj te jemi i njejti brez se duke pare nga vijme duhet te njiheshim.

Amour Monde said...

salut
juve ju bekan zbor per patent aty!?
ai sitemi i pikeve ekziston dhe tek ne(venbdi i patateve)por vetem ne leter se ne teeren as1 se vren mendjen
suksese

p.s po patenta shqipo nuk njihet aty?

Drini said...

tena ne breza te ndryshem ... se diiiiisha :-). Pak humor per te te thene qe jam i kenaqur qe te njoh nepermjet internetit ;-).

Amour Monde (emer i gjetur) mire se erdhe. Jo zborr po ushtrine vete na bojn per patenten. A ju ne Belgjike ju rri sahati 12 mor vlla. Patenta Shqiptare fatkeqsisht nuk hyn ne pune, perveç vitit te pare me kushtin qe te jesh student, ne mos gabohem.

Naten e mire

Anonymous said...

Amiable dispatch and this enter helped me alot in my college assignement. Thanks you as your information.