e enjte, prill 23, 2009
e mërkurë, mars 18, 2009
Makine llogaritese
eCalc eshte nje makine llogaritese ne linje qe kryen shume llogaritje nga ato me te thjeshtat deri tek ato me te nderlikuarat. Nje mjet te tille e enderroja kur isha ne gjimnaz ose ne shkolle te larte pasi merr persiper llogaritje qe shkojne nga algjebra, gjeometria dhe trigonometria deri tek fizika. Ne foton e bashkangjitur do te vini re te gjitha mundesite e konvertimit te njesive te gjetesise, volumit, shpejtesise, mases etj. Pra per mua eshte nje makine llogaritese mjaft e plote dhe e rralle. Ju ftoj te vizitoni faqen e internetit dhe ta perdorni pa kufizim. Une po e shtoj qe tani ne listen e lidhjeve te nevojshme.
Posted by Drini at e mërkurë, mars 18, 2009 0 Mesazh
Labels: Algjeber, Astronomi, Drini, Fizike, formim, Matematike, Shkence, Trigonometri
e premte, dhjetor 12, 2008
Erald 1 vjeç
Eraldi sot mbush 1 vjeç dhe ne prinderit e tij jemi te lumtur. Ky vit kaloi shume shpejt, me shpejt se çdo vit tjeter, me shpejt se çe kishim imagjinuar. Ky vit kaloi mbi te gjitha i mbushur me gezim, me hare, me muzike :-) dhe plot ngjyra te larmishme. Habiteshim kur prinder te tjere na thoshin: gezoni pasi koha kalon shume shpejt. E pra miq ky vit vertet vrapoi por na la kujtimet me te bukura te jetes tone. Duke pritur vite akoma me te bukura ju uroj Festa te mbara.
e premte, nëntor 21, 2008
Magjike
Do te desha t'ju prezantoja albumin me kenge te nje kengetareje me ze magjik. Grace e kam degjuar per here te pare ne deezer dhe nuk rrija dot pa jua prezantuar albumin e saj Hall of Mirrors. Djathtas do te gjeni te gjithe repertorin me kenget e ketij albumi. Per me shume mund vizitoni sitin e saj te internetit ose faqen e saj ne MySpace. Nese nuk keni ide per dhurate per shoqet tuaja per vit te ri ky album eshte great :-).
e hënë, tetor 13, 2008
e shtunë, tetor 04, 2008
Matematike, Algjeber dhe Trigonometri
Ata qe kane pasion matematiken, algjebren ose trigonometrine do te kenaqen me kete faqe webi: mathway. Ne te mund te zgjidhim problemet hap pas hapi dhe me e bukura eshte qe mund te ndertojme dhe grafiket nga me te komplikuarit p.sh. trendafili, imazhi i bashkengjitur, eshte grafiku i funksionit r=4sin(6[theta]).
Ju uroj nje studim te kendshem :-).
Posted by Drini at e shtunë, tetor 04, 2008 2 Mesazh
Labels: Algjeber, Drini, formim, Internet, Matematike, Shkence, Trigonometri
e martë, korrik 15, 2008
jogging, course à pied apo vrap
Dje fillova me kenaqesine me te madhe vrapin tek liqeni dhe t'ju them te drejten ishte si shpirt. Sa here e kam filluar dhe po aq here e kam lene per arsye te ndryshme kohe ;-). Nejse uroj qe kesaj radhe te mos kete me arsye te tilla dhe une te arrij te vrapoj dhe ne dimer (uhuu sa larg). çfare me pelqen ne vrap eshte kontakti me natyren dhe limitet e palimituara :-). Nuk eshte si basketbolli, ne te cilin jam kredhur per 6 vjet nga klasa e 3 deri ne te 8-en, ne nje salle te mbyllur ose jashte ne fushe zifti. Megjithate basketbolli eshte si shpirt dhe ndoshta kete vit qe vjen, ne shtator, mund te regjistrohem ne ndonje klub lagje sa per te kujtuar kohrat e vjetra dhe per te pare a shenoj me tre pikesha :-).
Le te rivijme tek vrapi dhe pasioni per te. Per ta ushtruar saktesisht duhen dhe mjetet e duhura. Per kete kam blere nje pale Asics, do te blej nje kostum sportiv vere dhe me pas nje dimri. Le te shpresojme qe sporti te fitoje :-).
Posted by Drini at e martë, korrik 15, 2008 6 Mesazh
Labels: aktivitet, Drini, sport, te ndryshme
e enjte, korrik 03, 2008
Administration d'un environnement Windows Server 2003
Kjo eshte java e formacionit per mua me temen administrim i serverave Windows Server 2003. Programin e ketij formacioni ne frengjisht mund ta gjeni ketu.
Ky eshte formacioni i dyte i ketij viti. I pari ishte mbi temen e rrjeteve informatike.
Qendra e formimit gjendet ne lagjen e xhamte te Défense, ku ma ka enda te shetis me koken lart dhe ku njerezit jane si milingona te bukura. Nje gje vura re kete jave, shumica e zyrtareve vishen me ngjyra te errta dhe gri. Kjo gje binte ndesh me bluzat e mija plot ngjyra dhe sportive. Pra kete jave jam njesh me turistat jo te paket qe vershejne ne kete qender super moderne.
Dikur, para 6 vjetesh, kam punuar ne nje nga keto kullat e bukura dhe moderne. Kohera te bukura por ku jeta hecte shume shpejt dhe ishte eksperienca e pare ku u njoha me boten e eger te "punes kapitaliste" :-)).
Formacioni i trete do te jete ne muajin shtator dhe do te kete si teme administrimin e sistemeve operative SOLARIS.
Posted by Drini at e enjte, korrik 03, 2008 0 Mesazh
Labels: Drini, formim, Informatike, Rrjet, Shkence, Solaris, Windows
e mërkurë, qershor 25, 2008
Pushime ne Calvi
Pushimet ne Calvi ishin te shkelqyera dhe te lodhshme :-). Shtoji kesaj dhe faktin qe kesaj radhe Eraldi ishte me ne i bente keto pushime edhe me te bukura. Djelli, deti, rera e imet dhe e bardhe si ajo e Durresit te dikurshem, plazhi i pamate qe shtrihej ne gjithe gjirin ne forme unaze te Calvi-t dhe mali qe qendronte mbrapa nesh benin qe te ndjeheshim mire dhe te shplodhur.
Porti i Calvi-t ku ankorohen nga anijet me lluksoze ne bote ishte shetitorja e mbremjes dhe vendi ku akullorja shijohet kendshem.
Djelli perendonte reth ores nente perpara syve tane duke na lene disa çaste te humbur ne ngrohtesine e romantizmit.
Ile Rousse ishte nje qytet tjeter bregdetar i Korsikes qe vizituam me shume kenaqesi, plazhin e te cilit e gjetem po aq te bukur sa plazhi i Kakomese dhe ujin e detit po aq te ngrohte sa ai i Patres. Restorantet e peshkut dhe te frutave te detit ishin te mrekullueshem dhe vera e bardhe vendase bashkohej shume bukur me shijen e peshkut te pjekur ne zgare.