Showing posts with label Shqiperia. Show all posts
Showing posts with label Shqiperia. Show all posts

Thursday, July 8, 2010

E dua pranveren

Nuk e di saktesisht kur kam filluar ta dua Pranveren. Reth femijerise besoj. Hiqnim xhupat, mimozat kishin çelur dhe me aromen e tyre na ftonin ne gostine gazmore te ajrit pranveror, prindi na kishte vene veroret dhe futbolli poshte pallatit nuk te linte as te lije çanten ne shtepi, aq shume me rrihte zemra per te luajtur. Pastaj ai pallati 8 tek Varri Bamit kishte sharmin e vet.

Nje shok pallati nje dite me propozoi qe te ndertonim nje shtepize ne majen e pemes se ullirit qe gjendej pikerisht midis pallatit tete dhe nente. Kjo peme ulliri shekullore mbarte shume kujtime, kishte vizituar shume epoka, kishte qene gardiani i varrezave perpara se parafabrikatet tona te çvarrosnin te shkretet qe preheshin te qete ne kete pjese parajse te perkedhelur nga mali i Dajtit. Kjo peme ishte e lidhur me shume kujtime te bukura dhe te shemtuara.

Ideja ishte e bukur por e pa imagjinushme per mua. Nga do t’ja fillonim, me çfare do ta ndertonim, shume pyetje kalonin poshte flokeve te mi naten perpara se te fillonim vepren tone.

E djele. Shume entuziast zbres shkallet nxitimthi dhe takoj Erionin, i cili po me priste po me aq entuziazem mikprites. Me nxjerr perpara syve dy topa te medhenj me tela bakri. Shume shpejt makete te tera ndertoheshin dhe prisheshin dhe perseri ndertoheshin ne koken time. Hipem qe te dy ne peme dhe filluam ta ndertojme. Kur perfunduam, mbasdite vone, shtepiza jone ishte shume larg asaj te ciles kishim projektuar, aq e çregullt dhe e pa forme kishte dale. Por ne ishim shume krenar dhe te lumturuar pasi ishte Vila jone. Lumturia jone do te ishte akoma me e madhe te nesermen, kur diten vume re qe ajo ishte e padukshme. Gjethet e mbulonin me se miri dhe ne shihnim ndeshjet e volejbollit midis ekipeve te dy pallateve sikur te ishim arbitra pa pasur ate ndjesine e keqe per te vendosur se kujt I perkiste pika dhe ne te njejten kohe te merrje rrufete e ekipit kundershtar, por me kenaqesine e atij qe i di gjerat dhe nuk ka nevoje t’ja tregoj kujt. Gjethet e pemes leviznin here pas here nga forca e litarit te lidhur ndermjet shpetise se Migenes ne katin e pare dhe pemes. Litari apo teli i rrobave sherbente si rrjete e fushes se improvizuar te volejbollit.

Sa vajza e djem kane hipur ne ate peme per te pare madheshtine e vepres tone. Dhe ne shpiknim legjenda te tera lidhur me shtepizen, pemen dhe se si ajo tashme ishte e jona.

Tuesday, December 29, 2009

Tirana, je t'adore

























Tirane: erdha te pashe. Ti ishe me e bukur se ç'imagjinoja, ti ishe me e bukur se ç'enderroja, ti me kenaqe pa mase me ngrohtesine qe me fale. Ti me bere te ndjehesha mrekullisht mire. Jam ne avion dhe malli me ka marre tashme shume per ty. Por nuk trishtohem pasi atje ku po shkoj nje fole e ngrohte dashurie me pret dhe nje takim me ty kam arritur te rrembej.

Sunday, May 11, 2008

Me ne fund djell

Siç e thote dhe titulli me ne fund patem nje jave plot djell, si ai djelli i Tiranes qe te ngroh dhe te pervelon gjithe kenaqesi. Nxorem kemishat dhe bluzat me menge te shkurtra nga thellesite e dollapeve dhe shpresojme qe ti mbajme jashte per nje kohe te gjate, te pakten keto muajt e veres. Eh po, me mendjen time jame ne vere dhe ne breg te detit. Per te prekur pak kenaqesine e detit, te jodit dhe çlirimit nga skllaveria dimerore do te shkojme se shpejti 2 dite prane Oqeanit Atlantik. Ne qershor po, do te kemi pushimet e mirepritura qe ju shume shpejt do te gjeni se ku do ti kalojme. Nuk e di nese ankohen ndonjehere njerezit qe jetojne prane detit dhe ku ben ngrohte? Nuk dua ti pergjigjem kesaj pyetje pasi endrra ime eshte qe te jetoj ne nje vend ku te zgjohem dhe te shoh detin, te mos laj syte me uje çesme por te hidhem dhe te kridhem ne det, ashtu siç gjyshi im i shtrenjte bente ne Stamboll.

Sunday, March 16, 2008

Shqiperia ne zi

Diktatura edhe sot na goditi me armet e saj si per te na thene qe nuk eshte e thjeshte te ndahemi nga ajo. Edhe sot armet e saj vrane dhe plagosen.
Ngushellime te dashur dhe uroj qe tragjedi te tilla si e Gerdecit te mos perseriten me kurre ...

Monday, February 18, 2008

Kosova is now Independent

E bukur dhe plot djell ishte dita e djeshme. E mbushur plot emocion dhe dhembshuri ishte e mbushur zemra ime. Te falem Kosove dhe te uroj udhe te mbare ne krahun e djathte te Shqiperise tone te dashur. Brezi yne eshte brezi me me fat, pasi kjo dite eshte e madhe dhe mrekullueshme per çdo Shqipetar. Eshte nje dite qe breza te tere Shqipetaresh do te njohin me emrin PAVARESI.
Pavaresi nga çnjerezimi, liri per te folur Shqip, liri per te dashuruar Shqip, liri per te kenduar dhe per te jetuar Shqip. Shqiponja po fluturon e lire me te dy flatrat e saj.
Ja dhe letra qe i dergon presidenti i Frances Nicolas Sarkozy presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu per njohjen e Pavaresise.
Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar,
zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.


Tuesday, December 25, 2007

Emer Shqipetar

Mbasi morem vesh qe bebi ishte djale na lindi pyetja ç'emer do ti vinim. Sigurisht qe koha qe kishim ne dispozicion ishte sa e gjate dhe aq e pamjaftueshme, pasi te maresh nje vendim per emrin e birit nuk eshte gje e thjeshte. Pas nje reflektimi disa mujor vendosem qe ti vinim nje emer Shqipetar qe tingellonte bukur dhe ne frengjisht, qe nuk kishte nevoje per thekse dhe shtesa te tjera te gjuhes frenge, pra me nje fjale nje emer te thjeshte dhe te bukur. Ne kete moment fantazia dhe deshira per te bukuren luajten rolin e tyre. Sot jemi shume te kenaqur me zgjedhjen qe kemi bere. Po ju çfare do te pelqenit, nje emer Shqipetar apo te huaj?

Wednesday, November 28, 2007

28 Nentor - Dita e Pavaresise

Gezuar 28 nentorin - Diten e Pavaresise.
Ju pershendes me vargjet e madherishme te Pashko Vases.

Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!