Friday, September 28, 2007

MIGJENI

Nuk e di po shpesh me vijne ne mendje vargjet e Migjenit te shkelqyer. Dhe atehere filloj te filozofoj, te ndjehem ndryshe dhe te bej perpara. Faleminderit Migjen i dashur per artin bashkekohor, shumedomethenes dhe njerzor qe na ke lene ne trashegimi. J'adore.



Kanga e Rinisë

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit të përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.



Thursday, September 27, 2007

Come back - Rikthim

Mbas shume koheve po kthehem blogu im i dashur. Kesaj radhe te jap fjalen qe do te vi shpesh dhe do te shkruaj gjera sa me te bukura, do te ndaj me ty gjerat qe me bejne pershtypje dhe qe me lene mbrese ne jeten e perditshme. Ne pergjithesi nuk do te kete gjera personale pasi nuk eshte vendi, por ndonjehere mund dhe te me shpetojne disa detaje. Pra le te rinisim udhen e lene dhe te zbulojme udhe te reja.