Monday, April 28, 2008

Informatike - Take A Break

Do te desha t'ju tregoja nje aplikacion (software) te thjeshte qe me terhoqi vemendjen dhe qe e perdor ne pune. Nuk e di nese ju ka rene rasti, mendoj se po :-), qe te punoni me ore te tera pa u ngritur nga zyra dhe pa bere asnje minute pushim pasi jeni te perkushtuar dhe nuk shihni kohen te vrapoje. Ja pra une per vete kam gjetur zgjidhjen dhe kam ngarkuar kete aplikacion te thjeshte (TakeABreak), qe me thote kur kam 1, 2, 3 ore pa hequr syte nga kompjuteri. Ngarkojeni dhe do te jeni te kenaqur. Siç thote mema ime e shtrenjte Ujet e detit dhe puna e "shtetit" nuk kane te sosur.

Tuesday, April 22, 2008

Muzike - Albumi muzikor i momentit

Albumi qe degjoj me shume keto kohet e fundit eshte La vida es un ratico i Juanes. Keto kohet e fundit bashke me gjysmen time na pelqejne shume albumet me kenge ne gjuhen spanjolle. Ne fakt ky album nuk eshte aq i bukur sa ai i meparshmi Mi sangre por na pelqen prap se prap :-). Kenga qe me pelqen me shume ne kete album eshte Me Enamora. Videon e kasaj kenge po e ve me poshte. Degjim te kendshem.



Friday, April 18, 2008

Meteo - Per dite me te bukura

Fotografia e pare eshte marre me date 7 prill 2008 ne nje qyetet te vogel ne lindje te Parisit. Pra miqte e mi kur shume nga ju kane dale me menge te shkurtra, ne vazhdojme te mos heqim xhupat dhe palltot. Ne dy vitet e fundit bora ra ne muajin mars dhe kete vit patem fatin ta kemi ne prill. Megjithate presim dite me te bukura per te shijuar pranveren. Ah nostalgji per pranveren ne Tirane, mimozat qe me kenaqnin me aromen e tyre, gallatat tek liqeni me shoqerine. Kete jave, fotografia e dyte, patem dite te bukura dhe shetitjet ne park jane shume te mirepritura.