Perballe Tower Bridge, kapuçino dhe muzike Jazz ne sfond. Nuk kisha mundesi te mos merrja stilolapsin dhe nje flete te bardhe per te hedhur pershtypjet e para per kete qytet ku kontakti me te quhet magjepsje.
Djellin sapo e kane zene rete e dendura, te cilat megjithe kembenguljen e tyre nuk ja heqin dot sharmin kesaj pamje madheshtore. Atmosferen e prishin here pas here zerat e zhurmshem te kamarjereve italiane, te cilet me humorin e tyre bejne per vete disa vajza ruse te ulura jo larg. Mendova duke tundur koken qe keta italianet edhe ketu ne Londer nuk harrojne Le Savoir Faire, sigurisht qe per kapuçinon e kisha fjalen.
Udhetimi per ne Londer filloi me nje propozim, vazhdoi me nje zile te harruar per tu zgjuar ne urgjence dhe u krye me zogun e nendheshem te La Manche, i cili ne dy ore nuk la kokrize rere dhe metra kub uje pa levizur per te na çuar ne destinacion.
Pasi pershendeta valixhet me hotelin dhe motivova kembet e nje djali gjeologu e lashe veten ne doren e dallgeve te rrugeve gazmore. Nuk i kam fort qejf programet ne raste te tilla, keshtu qe me harten si udherrefyese te mire dhe aparatin fotografik si historian besnik bera perpara ne njohjen time te pare me kete qytet, qe kendshem me habiste pas çdo rrugice, ndertese me tulla te kuqe, parku apo sheshi madheshtor.
Ne 12.00 me oren angleze duhet te isha prane gjysmes time ne London Wall Street per nje drekim familjar. Ne kembe dhe me djellin qe ngroh Londra eshte ah sa mikepritese. Me shpalosi shume virtyte te saj megjithese e di qe jo te gjitha. Normal i thashe vetes buzagaz jo te gjitha bukurite qe me udhetimin e pare.
Ne nje park te vogel aty prane rrezet e djellit na perkedhelnin teksa te ulur ne nje stol veshtronim qiellin e kalter Londinez.
Sunday, October 31, 2010
The half day of the first one in London
Thursday, July 8, 2010
E dua pranveren
Nuk e di saktesisht kur kam filluar ta dua Pranveren. Reth femijerise besoj. Hiqnim xhupat, mimozat kishin çelur dhe me aromen e tyre na ftonin ne gostine gazmore te ajrit pranveror, prindi na kishte vene veroret dhe futbolli poshte pallatit nuk te linte as te lije çanten ne shtepi, aq shume me rrihte zemra per te luajtur. Pastaj ai pallati 8 tek Varri Bamit kishte sharmin e vet.
Nje shok pallati nje dite me propozoi qe te ndertonim nje shtepize ne majen e pemes se ullirit qe gjendej pikerisht midis pallatit tete dhe nente. Kjo peme ulliri shekullore mbarte shume kujtime, kishte vizituar shume epoka, kishte qene gardiani i varrezave perpara se parafabrikatet tona te çvarrosnin te shkretet qe preheshin te qete ne kete pjese parajse te perkedhelur nga mali i Dajtit. Kjo peme ishte e lidhur me shume kujtime te bukura dhe te shemtuara.
Ideja ishte e bukur por e pa imagjinushme per mua. Nga do t’ja fillonim, me çfare do ta ndertonim, shume pyetje kalonin poshte flokeve te mi naten perpara se te fillonim vepren tone.
E djele. Shume entuziast zbres shkallet nxitimthi dhe takoj Erionin, i cili po me priste po me aq entuziazem mikprites. Me nxjerr perpara syve dy topa te medhenj me tela bakri. Shume shpejt makete te tera ndertoheshin dhe prisheshin dhe perseri ndertoheshin ne koken time. Hipem qe te dy ne peme dhe filluam ta ndertojme. Kur perfunduam, mbasdite vone, shtepiza jone ishte shume larg asaj te ciles kishim projektuar, aq e çregullt dhe e pa forme kishte dale. Por ne ishim shume krenar dhe te lumturuar pasi ishte Vila jone. Lumturia jone do te ishte akoma me e madhe te nesermen, kur diten vume re qe ajo ishte e padukshme. Gjethet e mbulonin me se miri dhe ne shihnim ndeshjet e volejbollit midis ekipeve te dy pallateve sikur te ishim arbitra pa pasur ate ndjesine e keqe per te vendosur se kujt I perkiste pika dhe ne te njejten kohe te merrje rrufete e ekipit kundershtar, por me kenaqesine e atij qe i di gjerat dhe nuk ka nevoje t’ja tregoj kujt. Gjethet e pemes leviznin here pas here nga forca e litarit te lidhur ndermjet shpetise se Migenes ne katin e pare dhe pemes. Litari apo teli i rrobave sherbente si rrjete e fushes se improvizuar te volejbollit.
Sa vajza e djem kane hipur ne ate peme per te pare madheshtine e vepres tone. Dhe ne shpiknim legjenda te tera lidhur me shtepizen, pemen dhe se si ajo tashme ishte e jona.
Wednesday, May 12, 2010
Film i ri, koncert i ri
Po filloj me ate qe me dha ne pergjithesi nje ndjesi negative. Pra po filloj me filmin e fundit qe pashe ne kinema, Liza ne boten e çudirave te Tim Burton. Film ne 3D i pajustifikuar. Shume pak skena kishin efekte 3D dhe as krahasohej me filmin "Avatar" te James Cameron i cili ishte nje mrekulli ne teknologji. Pra 2€ me shume te paguara per efektet 3D ishin te pajustifikuara. Ne fund te filmit dolem te pakenaqur per keto arsye, asnje risi dhe ne skenar filmi ishte trajtuar sikur te ishte nje film i rendomte ku magjia e fantazise mezi egzistonte. Pike pozitive: kostumet, ngjyrat, loja e aktoreve dhe grafika ishin te nje cilesie te larte.
Kurse koncerti i Saez me dha nje ndjesi krejtesisht tjeter. Liri, kenaqesi te degjuarit kenge me tekste te angazhuara, ne te cilat shoqeria ku jetojme denohet dhe padrejtesite preken me force per te mos i harruar. Nje muzike rrok qe te bente qe çdo qelize e trupit te kercente nga kenaqesia dhe salla te kendonte ne pambarim me idhullin e saj. Ky stil i orientuar Rock ne fillim me befasoi sepse ndryshonte ndjeshem ne krahasim me ate çka kisha degjuar ne albumin e fundit J'ACCUSE. Ne fund te koncertit, kater here Saez u rikthye ne skene pas thirjeve te publikut qe mbushi plot sallen per te dyten dite rresht. Ne fund ai pershendeti me koke dhe tha: Allez au revoir.
Tuesday, February 9, 2010
Bilbili dhe Laraska
Nje dite u takua bilbili dhe laraska. Ata po grindeshin se kush kendonte me bukur. Aty prane po kalonte nje derr, i cili kur i pa te grindeshin i pyeti perse? Laraska ju lut qe ai tu thoshte sekush e kishte zerin me te bukur. Pasi i degjoi te dy dhe u mendua pakez derri dha verdiktin: laraska kendon me bukur. Bilbili filloi te qante me denese dhe derri i tha se ishte normale qe ai qante pasi nuk kishte zerin me te bukur. Bilbili u kthye e ne denese e siper u shpreh: Jo nuk qaj sepse kam zerin me te shemtuar, por sepse u gjykova nga nje DERR.
Kete pjese e pashe ketu dhe desha ta ndaj me ju.
Wednesday, January 6, 2010
Rent or marathonomak ose mens sana in corpore sano
Duhet te ishte nje nga premtimet qe i bejme vetes ne fillim te vitit te ri. Por i dola pak perpara ketij premtimi dhe u regjistrova qe ne fillim te tetorit ne nje klub atletike. Nuk eshte nje klub ku duhet te thyej rekorde apo te arrij i pari. Eshte nje klub i cili ne frengjisht quhet Athlé Santé - Atletike dhe Shendet. Tre stervitje ne jave: te premten, te shtunen dhe te djelen. Une per momentin jam ne dy stervitje ne jave dhe me pas nga pranvera filloj te tretin. Eshte nje mrekulli e vertete. Jemi nje grup prej 30 atletesh ;-), te moshave te ndryshme dhe kenaqemi sikur te ishim femije. Programi i nje stervitje normale: 1/2 ore vrap te lehte per te ngrohur muskujt, 1/2 ore ushtrime te pergjithshme per forcim muskujsh, 1/2 ore vrap te shpejte per forcimin e zemres dhe ne fund shkryqje te muskujve. Nga pjesa e dyte e titullit ne latinisht do te kuptoni qe eshte nje rilindje e vertete te cilen jua rekomandoj. Kushedi nje dite do te marr pjese ne nje gjysem maratone per te vazhduar me nje te vertete.
Tuesday, December 29, 2009
Tirana, je t'adore

Tirane: erdha te pashe. Ti ishe me e bukur se ç'imagjinoja, ti ishe me e bukur se ç'enderroja, ti me kenaqe pa mase me ngrohtesine qe me fale. Ti me bere te ndjehesha mrekullisht mire. Jam ne avion dhe malli me ka marre tashme shume per ty. Por nuk trishtohem pasi atje ku po shkoj nje fole e ngrohte dashurie me pret dhe nje takim me ty kam arritur te rrembej.
Friday, November 20, 2009
Monday, November 16, 2009
Koncerti i Charlie Winston
Mbreme ishim ne koncertin e Charlie Winston ne sallen e spektakleve Olympia te Parisit. Koncerti ishte nje moment muzikor i paharrueshem. Çdo kenge fillonte me nje vegel muzikore te ndryshme, dy here Çarli filloi me beatbox dhe nje here nje muzikant luajti sitar-in indian, dhe qe dalengadale kalonte me mjeshtri ne tingujt e kengeve te njohura nga e gjithe salla qe i kendonte dhe i shoqeronte. Nga mesi i koncertit Çarli elektrizoi sallen duke zbritur dhe kenduar ne mesin e spektatoreve, te cilet qe nga ai moment qendruan ne kembe duke kenduar dhe kercyer deri ne fund. Ah fundi ishte momenti me interesant pasi koncerti mbaroi dhe spektatoret me duartrokitjet dhe thirrjet "Çarli Çarli Çarli" bene qe ai te rikthehej tre here dhe te kendonte kenge te reja. Nga koncertet e Travis, Pink dhe Seal qe kemi ndjekur, ky ishte nga me te bukurit dhe me nje improvizim te shkelqyer.
Ne nje moment nje spektatore i tha: Çarli te dua;
Ai ju pergjigj me nje shprehje qe beri te qeshe e gjithe salla: Çarli eshte kitaristi dhe jo une.
Fotot e koncertit mund ti gjeni ketu.
Monday, September 28, 2009
Hidraulik, Elektriçist, Marangoz ...
Nje dite po kerkoja video te cilat mund te me ndihmonin per te nderruar letren e murit. Per kete kam shkruajtur ne nje nga titujt e meparshem. Kjo eshte foto e marre pas punes se kryer.
Miku im google me dha disa adresa interesante por adresa e meposhtme eshte me shume se interesante. Pra ne te do te gjeni video te cilat pershkruajne sesi te heqim dhe vendosim letren e murit, te kryejme rregullime te ndryshme hidraulike etj. Per te zgjedhur ne videot e ndryshme shkoni ne menune djathtas.
Le te rendis disa prej tyre.
1. Video per riparime hidraulike.
2. Video per letren e murit
3. Video per elekriçist
Per me shume mund te ndiqni kete lidhje.
Publié par
Drini
0
Mesazhe
Libellés : djale, Drini, elektriçist, Erald, hidraulik, marangoz, te ndryshme, video
Thursday, April 23, 2009
Wednesday, March 18, 2009
Makine llogaritese
eCalc eshte nje makine llogaritese ne linje qe kryen shume llogaritje nga ato me te thjeshtat deri tek ato me te nderlikuarat. Nje mjet te tille e enderroja kur isha ne gjimnaz ose ne shkolle te larte pasi merr persiper llogaritje qe shkojne nga algjebra, gjeometria dhe trigonometria deri tek fizika. Ne foton e bashkangjitur do te vini re te gjitha mundesite e konvertimit te njesive te gjetesise, volumit, shpejtesise, mases etj. Pra per mua eshte nje makine llogaritese mjaft e plote dhe e rralle. Ju ftoj te vizitoni faqen e internetit dhe ta perdorni pa kufizim. Une po e shtoj qe tani ne listen e lidhjeve te nevojshme.
Publié par
Drini
0
Mesazhe
Libellés : Algjeber, Astronomi, Drini, Fizike, formim, Matematike, Shkence, Trigonometri
Friday, December 12, 2008
Erald 1 vjeç
Eraldi sot mbush 1 vjeç dhe ne prinderit e tij jemi te lumtur. Ky vit kaloi shume shpejt, me shpejt se çdo vit tjeter, me shpejt se çe kishim imagjinuar. Ky vit kaloi mbi te gjitha i mbushur me gezim, me hare, me muzike :-) dhe plot ngjyra te larmishme. Habiteshim kur prinder te tjere na thoshin: gezoni pasi koha kalon shume shpejt. E pra miq ky vit vertet vrapoi por na la kujtimet me te bukura te jetes tone. Duke pritur vite akoma me te bukura ju uroj Festa te mbara.
Friday, November 21, 2008
Magjike
Do te desha t'ju prezantoja albumin me kenge te nje kengetareje me ze magjik. Grace e kam degjuar per here te pare ne deezer dhe nuk rrija dot pa jua prezantuar albumin e saj Hall of Mirrors. Djathtas do te gjeni te gjithe repertorin me kenget e ketij albumi. Per me shume mund vizitoni sitin e saj te internetit ose faqen e saj ne MySpace. Nese nuk keni ide per dhurate per shoqet tuaja per vit te ri ky album eshte great :-).
Monday, October 13, 2008
Saturday, October 4, 2008
Matematike, Algjeber dhe Trigonometri
Ata qe kane pasion matematiken, algjebren ose trigonometrine do te kenaqen me kete faqe webi: mathway. Ne te mund te zgjidhim problemet hap pas hapi dhe me e bukura eshte qe mund te ndertojme dhe grafiket nga me te komplikuarit p.sh. trendafili, imazhi i bashkengjitur, eshte grafiku i funksionit r=4sin(6[theta]).
Ju uroj nje studim te kendshem :-).
Publié par
Drini
2
Mesazhe
Libellés : Algjeber, Drini, formim, Internet, Matematike, Shkence, Trigonometri
Tuesday, July 15, 2008
jogging, course à pied apo vrap
Dje fillova me kenaqesine me te madhe vrapin tek liqeni dhe t'ju them te drejten ishte si shpirt. Sa here e kam filluar dhe po aq here e kam lene per arsye te ndryshme kohe ;-). Nejse uroj qe kesaj radhe te mos kete me arsye te tilla dhe une te arrij te vrapoj dhe ne dimer (uhuu sa larg). çfare me pelqen ne vrap eshte kontakti me natyren dhe limitet e palimituara :-). Nuk eshte si basketbolli, ne te cilin jam kredhur per 6 vjet nga klasa e 3 deri ne te 8-en, ne nje salle te mbyllur ose jashte ne fushe zifti. Megjithate basketbolli eshte si shpirt dhe ndoshta kete vit qe vjen, ne shtator, mund te regjistrohem ne ndonje klub lagje sa per te kujtuar kohrat e vjetra dhe per te pare a shenoj me tre pikesha :-).
Le te rivijme tek vrapi dhe pasioni per te. Per ta ushtruar saktesisht duhen dhe mjetet e duhura. Per kete kam blere nje pale Asics, do te blej nje kostum sportiv vere dhe me pas nje dimri. Le te shpresojme qe sporti te fitoje :-).
Publié par
Drini
8
Mesazhe
Libellés : aktivitet, Drini, sport, te ndryshme
Thursday, July 3, 2008
Administration d'un environnement Windows Server 2003
Kjo eshte java e formacionit per mua me temen administrim i serverave Windows Server 2003. Programin e ketij formacioni ne frengjisht mund ta gjeni ketu.
Ky eshte formacioni i dyte i ketij viti. I pari ishte mbi temen e rrjeteve informatike.
Qendra e formimit gjendet ne lagjen e xhamte te Défense, ku ma ka enda te shetis me koken lart dhe ku njerezit jane si milingona te bukura. Nje gje vura re kete jave, shumica e zyrtareve vishen me ngjyra te errta dhe gri. Kjo gje binte ndesh me bluzat e mija plot ngjyra dhe sportive. Pra kete jave jam njesh me turistat jo te paket qe vershejne ne kete qender super moderne.
Dikur, para 6 vjetesh, kam punuar ne nje nga keto kullat e bukura dhe moderne. Kohera te bukura por ku jeta hecte shume shpejt dhe ishte eksperienca e pare ku u njoha me boten e eger te "punes kapitaliste" :-)).
Formacioni i trete do te jete ne muajin shtator dhe do te kete si teme administrimin e sistemeve operative SOLARIS.
Wednesday, June 25, 2008
Pushime ne Calvi
Pushimet ne Calvi ishin te shkelqyera dhe te lodhshme :-). Shtoji kesaj dhe faktin qe kesaj radhe Eraldi ishte me ne i bente keto pushime edhe me te bukura. Djelli, deti, rera e imet dhe e bardhe si ajo e Durresit te dikurshem, plazhi i pamate qe shtrihej ne gjithe gjirin ne forme unaze te Calvi-t dhe mali qe qendronte mbrapa nesh benin qe te ndjeheshim mire dhe te shplodhur.
Porti i Calvi-t ku ankorohen nga anijet me lluksoze ne bote ishte shetitorja e mbremjes dhe vendi ku akullorja shijohet kendshem.
Djelli perendonte reth ores nente perpara syve tane duke na lene disa çaste te humbur ne ngrohtesine e romantizmit.
Ile Rousse ishte nje qytet tjeter bregdetar i Korsikes qe vizituam me shume kenaqesi, plazhin e te cilit e gjetem po aq te bukur sa plazhi i Kakomese dhe ujin e detit po aq te ngrohte sa ai i Patres. Restorantet e peshkut dhe te frutave te detit ishin te mrekullueshem dhe vera e bardhe vendase bashkohej shume bukur me shijen e peshkut te pjekur ne zgare.
Sunday, May 11, 2008
Me ne fund djell
Siç e thote dhe titulli me ne fund patem nje jave plot djell, si ai djelli i Tiranes qe te ngroh dhe te pervelon gjithe kenaqesi. Nxorem kemishat dhe bluzat me menge te shkurtra nga thellesite e dollapeve dhe shpresojme qe ti mbajme jashte per nje kohe te gjate, te pakten keto muajt e veres. Eh po, me mendjen time jame ne vere dhe ne breg te detit. Per te prekur pak kenaqesine e detit, te jodit dhe çlirimit nga skllaveria dimerore do te shkojme se shpejti 2 dite prane Oqeanit Atlantik. Ne qershor po, do te kemi pushimet e mirepritura qe ju shume shpejt do te gjeni se ku do ti kalojme. Nuk e di nese ankohen ndonjehere njerezit qe jetojne prane detit dhe ku ben ngrohte? Nuk dua ti pergjigjem kesaj pyetje pasi endrra ime eshte qe te jetoj ne nje vend ku te zgjohem dhe te shoh detin, te mos laj syte me uje çesme por te hidhem dhe te kridhem ne det, ashtu siç gjyshi im i shtrenjte bente ne Stamboll.
Monday, April 28, 2008
Informatike - Take A Break
Do te desha t'ju tregoja nje aplikacion (software) te thjeshte qe me terhoqi vemendjen dhe qe e perdor ne pune. Nuk e di nese ju ka rene rasti, mendoj se po :-), qe te punoni me ore te tera pa u ngritur nga zyra dhe pa bere asnje minute pushim pasi jeni te perkushtuar dhe nuk shihni kohen te vrapoje. Ja pra une per vete kam gjetur zgjidhjen dhe kam ngarkuar kete aplikacion te thjeshte (TakeABreak), qe me thote kur kam 1, 2, 3 ore pa hequr syte nga kompjuteri. Ngarkojeni dhe do te jeni te kenaqur. Siç thote mema ime e shtrenjte Ujet e detit dhe puna e "shtetit" nuk kane te sosur.
Publié par
Drini
4
Mesazhe
Libellés : Drini, Informatike, Internet, te ndryshme