Thursday, July 8, 2010

E dua pranveren

Nuk e di saktesisht kur kam filluar ta dua Pranveren. Reth femijerise besoj. Hiqnim xhupat, mimozat kishin çelur dhe me aromen e tyre na ftonin ne gostine gazmore te ajrit pranveror, prindi na kishte vene veroret dhe futbolli poshte pallatit nuk te linte as te lije çanten ne shtepi, aq shume me rrihte zemra per te luajtur. Pastaj ai pallati 8 tek Varri Bamit kishte sharmin e vet.

Nje shok pallati nje dite me propozoi qe te ndertonim nje shtepize ne majen e pemes se ullirit qe gjendej pikerisht midis pallatit tete dhe nente. Kjo peme ulliri shekullore mbarte shume kujtime, kishte vizituar shume epoka, kishte qene gardiani i varrezave perpara se parafabrikatet tona te çvarrosnin te shkretet qe preheshin te qete ne kete pjese parajse te perkedhelur nga mali i Dajtit. Kjo peme ishte e lidhur me shume kujtime te bukura dhe te shemtuara.

Ideja ishte e bukur por e pa imagjinushme per mua. Nga do t’ja fillonim, me çfare do ta ndertonim, shume pyetje kalonin poshte flokeve te mi naten perpara se te fillonim vepren tone.

E djele. Shume entuziast zbres shkallet nxitimthi dhe takoj Erionin, i cili po me priste po me aq entuziazem mikprites. Me nxjerr perpara syve dy topa te medhenj me tela bakri. Shume shpejt makete te tera ndertoheshin dhe prisheshin dhe perseri ndertoheshin ne koken time. Hipem qe te dy ne peme dhe filluam ta ndertojme. Kur perfunduam, mbasdite vone, shtepiza jone ishte shume larg asaj te ciles kishim projektuar, aq e çregullt dhe e pa forme kishte dale. Por ne ishim shume krenar dhe te lumturuar pasi ishte Vila jone. Lumturia jone do te ishte akoma me e madhe te nesermen, kur diten vume re qe ajo ishte e padukshme. Gjethet e mbulonin me se miri dhe ne shihnim ndeshjet e volejbollit midis ekipeve te dy pallateve sikur te ishim arbitra pa pasur ate ndjesine e keqe per te vendosur se kujt I perkiste pika dhe ne te njejten kohe te merrje rrufete e ekipit kundershtar, por me kenaqesine e atij qe i di gjerat dhe nuk ka nevoje t’ja tregoj kujt. Gjethet e pemes leviznin here pas here nga forca e litarit te lidhur ndermjet shpetise se Migenes ne katin e pare dhe pemes. Litari apo teli i rrobave sherbente si rrjete e fushes se improvizuar te volejbollit.

Sa vajza e djem kane hipur ne ate peme per te pare madheshtine e vepres tone. Dhe ne shpiknim legjenda te tera lidhur me shtepizen, pemen dhe se si ajo tashme ishte e jona.