Wednesday, October 31, 2007

Vélib'

Si Inxhinier Mjedisi qe jam ne origjinat e mija nuk mund te ri pa folur per nje fenomen te shoqerise pariziane. Vélib' eshte nje sherbim qe ofron bashkia e Parisit per te gjithe ata qe jetojne, punojne ose vizitojne Parisin. Nepermjet nje pagese mund te marrim nje biçiklete me qera, ku gjysem oreshi i pare eshte falas. Biçikletat jane te vendosura neper 750 pika te posaçme prane stacioneve te metrose, keshtu qe kemi te drejte te zgjedhim metrone ne nje dite me shi ose biçikleten ne nje dite me djell, dhe ne fund te udhetimit duhet ti çojme ne stacionin e metrose me te afert. Me shume informacion gjejme ne sitin e Paris.fr. Nje bravo te madhe kryebashkiakut te Parisit i cili po ndjek nje politike mjedisore te shkelqyer dhe pa komlekse. Nje ide e vene ne jete dhe ne qytete te tjera te Frances si Marseille, Lyon, Besançon, Aix-en-Provence dhe Mulhouse ose "jashteshtetit" Sevilje dhe Bruksel.

Monday, October 29, 2007

The Beatles - And I Love Her

Me kengen me te bukur te bitellsave po hap nje rubrike ku do te paraqes kenget qe kane bere epoke ne jeten time. Beatles, grupi qe kemi degjuar, ndjere dhe qe na ka dhene kaq shume kenaqesi. Te mahnitshem.

Saturday, October 27, 2007

Stardust - le mystère de l'étoile

Kete film po e prisnim me padurim sidomos po ti referohemi titullit qe i perket nje fushe qe na intereson shume: Astronomia. Filmi nuk kishte te bente shume me kete fushe por na pelqeu prap se prap. De Niro fantastik, Pfeiffer gjithmone e re, loja e aktoreve shume e mire, skenari dhe filmi magjik na bene per vete dhe na mbajten pa fryme deri ne fund. Film ku dashuria eshte yll.


Thursday, October 25, 2007

Tecktonik

Tecktonik nuk eshte nje emer gjeologjik si mund te mendojne disa por nje mode e re e kercimit ne France. Ky kercim eshte duke mare permasa te papara ne France, e shohim neper rruge, neper emisione TV etj.

Sunday, October 21, 2007

l'engrenage

I kam shume qejf filmat me metrazh te shkurter, sidomos kur jane te bere mire. Shikoni dhe shijoni. Asgje nuk eshte me e shtrenjte se liria.

Tuesday, October 16, 2007

Restaurant Olympe Sports Café

Gjate kohes kur isha ne kursin nje javor, vizitova per dreke nje restorant shume simpatik dhe me ushqime shume te shijshme. Kur je ne kurs firma te paguan dreken deri ne nje shume prej 15,50 €. Keshtu qe dhe une perfitova nga rasti qe mu dha dhe vizitova disa restorante gjate nje jave. Olympe Sports Café ishte me i miri persa i perket pritjes, gje qe ne Paris nuk eshte tradite, pjatave te bollshme dhe me ushqime shume te fresketa. Duke i shtuar kesaj qe kisha nje pamje te shkelqyer te Château de Vincennes dhe bente nje kohe shume e bukur mund ti them veç faleminderit firmes. Merci beaucoup.

Friday, October 12, 2007

Probleme me Freebox

Free eshte furnizuesi jone i internetit. Ky furnizues na ofron sherbimet e meposhtme: internet me shpejtesi te madhe ADSL, 100 kanale TV (shumica per tu hedhur ne plehra) dhe linjen telefonike falas per Francen dhe shume shtete te Europes. Dhe kjo per shumen 29.99 € ne muaj. Per ne kjo oferte eshte shume e mire dhe ploteson mjaftueshem nevojat tona.
Por çdo e mire e ka nje te keqe thote populli. Sot beheshin 2 jave pa internet, TV dhe telefon. Dhe kjo per arsyen se na u dogj ushqyesi ne nje dite te bukur plot djell. Ne fillim kujtuam se na u dogj i gjithe FreeBox, bile ne nje fare menyre sado paradoksale qe te duket na u be qefi, pasi do te kishim mundesine qe Free te na e nderronte me nje version me te ri p.sh. Freebox H.D. Por jo na ishte djegur vetem ushqyesi. Ketu fillojne dhe veshtiresite tona. Marrim ne telefon hotline, i cili na thote qe regjistroi incidentin dhe do te na dergoje ushqyesin e ri brenda javes. Javen e pare asgje. Llogjikisht ne fillim te javes se dyte i marr ne telefon dhe surprize. Personi e Free-se me thote qe ushqyesi eshte ne fazen e dergeses. Kurajo i them vetes, ne fund te fundit edhe disa dite dhe çdo gje do te jete ne rregull.
Sot me ne fund morem nepermjet postes te shumepriturin ushqyes dhe e testuam me nje fryme; çdo gje ishte ne rregull. Pra perfundimi eshte qe Free eshte i mire po te mos kesh probleme. Ciao.

Monday, October 8, 2007

Letra e murit

Vendosem qe te heqim letren e murit ne njeren nga dhomat e apartamentit per ta zevendesuar me nje te re. Kur e nisem kete pune morem mendimin e shume personave. Disa thoshin qe eshte e thjeshte dhe disa e veshtire, disa thoshin qe duhet nje makine me avull dhe disa te tjere jo. Vendosem te perdorim nje produkt te lengshem, nje sfungjer dhe spatul. Pra bleme veglat e duhura dhe ja nisem punes. Menjehere kuptuam qe nuk ishte nje gje e thjeshte pasi letra hiqej copa copa. Ndruam produktin e lengshem, pasi ai qe kishim marre sipas porosise se nje "experteje" te dyqanit, nuk ishte i cilesise se duhur. Me produktin e ri puna heci per se mbari :-). Megjithate vendosem qe te heqim vetem letren e njerit prej mureve. Muret e tjera do ti leme me letren qe kane dhe persiper do te vendosim te rene. Nuk e di nese kjo ide eshte e mire apo jo. Wait and see.

Wednesday, October 3, 2007

Formation Administration Oracle 10g

Nga e hena jam ne formation Administration Oracle 10g. Dhe kjo deri te premten e kesaj jave. Formacionet jane te shkelqyera pasi perveç faktit qe meson ne menyre te sakte konceptet dhe perdorimin, kane si qellim dhe rritjen e kompetencave profesionale. Per mendimin tim duhet gjithmone me kerku formacione firmes ku jeni ne pune.
Gjithmone i kam pasur qef Bazat e te Dhenave dhe Oracle ne veçanti. Kam pershtypjen se eshte çeshtje mentaliteti ose me mire te them eshte nga te vetmet dege te Informatikes qe i afrohet Inxhinierise.