Showing posts with label Restorant. Show all posts
Showing posts with label Restorant. Show all posts

Tuesday, October 16, 2007

Restaurant Olympe Sports Café

Gjate kohes kur isha ne kursin nje javor, vizitova per dreke nje restorant shume simpatik dhe me ushqime shume te shijshme. Kur je ne kurs firma te paguan dreken deri ne nje shume prej 15,50 €. Keshtu qe dhe une perfitova nga rasti qe mu dha dhe vizitova disa restorante gjate nje jave. Olympe Sports Café ishte me i miri persa i perket pritjes, gje qe ne Paris nuk eshte tradite, pjatave te bollshme dhe me ushqime shume te fresketa. Duke i shtuar kesaj qe kisha nje pamje te shkelqyer te Château de Vincennes dhe bente nje kohe shume e bukur mund ti them veç faleminderit firmes. Merci beaucoup.