Showing posts with label Informatike. Show all posts
Showing posts with label Informatike. Show all posts

Thursday, July 3, 2008

Administration d'un environnement Windows Server 2003

Kjo eshte java e formacionit per mua me temen administrim i serverave Windows Server 2003. Programin e ketij formacioni ne frengjisht mund ta gjeni ketu.
Ky eshte formacioni i dyte i ketij viti. I pari ishte mbi temen e rrjeteve informatike.
Qendra e formimit gjendet ne lagjen e xhamte te Défense, ku ma ka enda te shetis me koken lart dhe ku njerezit jane si milingona te bukura. Nje gje vura re kete jave, shumica e zyrtareve vishen me ngjyra te errta dhe gri. Kjo gje binte ndesh me bluzat e mija plot ngjyra dhe sportive. Pra kete jave jam njesh me turistat jo te paket qe vershejne ne kete qender super moderne.

Dikur, para 6 vjetesh, kam punuar ne nje nga keto kullat e bukura dhe moderne. Kohera te bukura por ku jeta hecte shume shpejt dhe ishte eksperienca e pare ku u njoha me boten e eger te "punes kapitaliste" :-)).

Formacioni i trete do te jete ne muajin shtator dhe do te kete si teme administrimin e sistemeve operative SOLARIS.

Monday, April 28, 2008

Informatike - Take A Break

Do te desha t'ju tregoja nje aplikacion (software) te thjeshte qe me terhoqi vemendjen dhe qe e perdor ne pune. Nuk e di nese ju ka rene rasti, mendoj se po :-), qe te punoni me ore te tera pa u ngritur nga zyra dhe pa bere asnje minute pushim pasi jeni te perkushtuar dhe nuk shihni kohen te vrapoje. Ja pra une per vete kam gjetur zgjidhjen dhe kam ngarkuar kete aplikacion te thjeshte (TakeABreak), qe me thote kur kam 1, 2, 3 ore pa hequr syte nga kompjuteri. Ngarkojeni dhe do te jeni te kenaqur. Siç thote mema ime e shtrenjte Ujet e detit dhe puna e "shtetit" nuk kane te sosur.

Friday, October 12, 2007

Probleme me Freebox

Free eshte furnizuesi jone i internetit. Ky furnizues na ofron sherbimet e meposhtme: internet me shpejtesi te madhe ADSL, 100 kanale TV (shumica per tu hedhur ne plehra) dhe linjen telefonike falas per Francen dhe shume shtete te Europes. Dhe kjo per shumen 29.99 € ne muaj. Per ne kjo oferte eshte shume e mire dhe ploteson mjaftueshem nevojat tona.
Por çdo e mire e ka nje te keqe thote populli. Sot beheshin 2 jave pa internet, TV dhe telefon. Dhe kjo per arsyen se na u dogj ushqyesi ne nje dite te bukur plot djell. Ne fillim kujtuam se na u dogj i gjithe FreeBox, bile ne nje fare menyre sado paradoksale qe te duket na u be qefi, pasi do te kishim mundesine qe Free te na e nderronte me nje version me te ri p.sh. Freebox H.D. Por jo na ishte djegur vetem ushqyesi. Ketu fillojne dhe veshtiresite tona. Marrim ne telefon hotline, i cili na thote qe regjistroi incidentin dhe do te na dergoje ushqyesin e ri brenda javes. Javen e pare asgje. Llogjikisht ne fillim te javes se dyte i marr ne telefon dhe surprize. Personi e Free-se me thote qe ushqyesi eshte ne fazen e dergeses. Kurajo i them vetes, ne fund te fundit edhe disa dite dhe çdo gje do te jete ne rregull.
Sot me ne fund morem nepermjet postes te shumepriturin ushqyes dhe e testuam me nje fryme; çdo gje ishte ne rregull. Pra perfundimi eshte qe Free eshte i mire po te mos kesh probleme. Ciao.

Wednesday, October 3, 2007

Formation Administration Oracle 10g

Nga e hena jam ne formation Administration Oracle 10g. Dhe kjo deri te premten e kesaj jave. Formacionet jane te shkelqyera pasi perveç faktit qe meson ne menyre te sakte konceptet dhe perdorimin, kane si qellim dhe rritjen e kompetencave profesionale. Per mendimin tim duhet gjithmone me kerku formacione firmes ku jeni ne pune.
Gjithmone i kam pasur qef Bazat e te Dhenave dhe Oracle ne veçanti. Kam pershtypjen se eshte çeshtje mentaliteti ose me mire te them eshte nga te vetmet dege te Informatikes qe i afrohet Inxhinierise.