Showing posts with label Paris. Show all posts
Showing posts with label Paris. Show all posts

Wednesday, May 12, 2010

Film i ri, koncert i ri

Po filloj me ate qe me dha ne pergjithesi nje ndjesi negative. Pra po filloj me filmin e fundit qe pashe ne kinema, Liza ne boten e çudirave te Tim Burton. Film ne 3D i pajustifikuar. Shume pak skena kishin efekte 3D dhe as krahasohej me filmin "Avatar" te James Cameron i cili ishte nje mrekulli ne teknologji. Pra 2€ me shume te paguara per efektet 3D ishin te pajustifikuara. Ne fund te filmit dolem te pakenaqur per keto arsye, asnje risi dhe ne skenar filmi ishte trajtuar sikur te ishte nje film i rendomte ku magjia e fantazise mezi egzistonte. Pike pozitive: kostumet, ngjyrat, loja e aktoreve dhe grafika ishin te nje cilesie te larte.




Kurse koncerti i Saez me dha nje ndjesi krejtesisht tjeter. Liri, kenaqesi te degjuarit kenge me tekste te angazhuara, ne te cilat shoqeria ku jetojme denohet dhe padrejtesite preken me force per te mos i harruar. Nje muzike rrok qe te bente qe çdo qelize e trupit te kercente nga kenaqesia dhe salla te kendonte ne pambarim me idhullin e saj. Ky stil i orientuar Rock ne fillim me befasoi sepse ndryshonte ndjeshem ne krahasim me ate çka kisha degjuar ne albumin e fundit J'ACCUSE. Ne fund te koncertit, kater here Saez u rikthye ne skene pas thirjeve te publikut qe mbushi plot sallen per te dyten dite rresht. Ne fund ai pershendeti me koke dhe tha: Allez au revoir.

Tuesday, February 9, 2010

Bilbili dhe Laraska

Nje dite u takua bilbili dhe laraska. Ata po grindeshin se kush kendonte me bukur. Aty prane po kalonte nje derr, i cili kur i pa te grindeshin i pyeti perse? Laraska ju lut qe ai tu thoshte sekush e kishte zerin me te bukur. Pasi i degjoi te dy dhe u mendua pakez derri dha verdiktin: laraska kendon me bukur. Bilbili filloi te qante me denese dhe derri i tha se ishte normale qe ai qante pasi nuk kishte zerin me te bukur. Bilbili u kthye e ne denese e siper u shpreh: Jo nuk qaj sepse kam zerin me te shemtuar, por sepse u gjykova nga nje DERR.

Kete pjese e pashe ketu dhe desha ta ndaj me ju.

Monday, November 16, 2009

Koncerti i Charlie Winston

Mbreme ishim ne koncertin e Charlie Winston ne sallen e spektakleve Olympia te Parisit. Koncerti ishte nje moment muzikor i paharrueshem. Çdo kenge fillonte me nje vegel muzikore te ndryshme, dy here Çarli filloi me beatbox dhe nje here nje muzikant luajti sitar-in indian, dhe qe dalengadale kalonte me mjeshtri ne tingujt e kengeve te njohura nga e gjithe salla qe i kendonte dhe i shoqeronte. Nga mesi i koncertit Çarli elektrizoi sallen duke zbritur dhe kenduar ne mesin e spektatoreve, te cilet qe nga ai moment qendruan ne kembe duke kenduar dhe kercyer deri ne fund. Ah fundi ishte momenti me interesant pasi koncerti mbaroi dhe spektatoret me duartrokitjet dhe thirrjet "Çarli Çarli Çarli" bene qe ai te rikthehej tre here dhe te kendonte kenge te reja. Nga koncertet e Travis, Pink dhe Seal qe kemi ndjekur, ky ishte nga me te bukurit dhe me nje improvizim te shkelqyer.
Ne nje moment nje spektatore i tha: Çarli te dua;
Ai ju pergjigj me nje shprehje qe beri te qeshe e gjithe salla: Çarli eshte kitaristi dhe jo une.

Fotot e koncertit mund ti gjeni ketu.

Sunday, May 11, 2008

Me ne fund djell

Siç e thote dhe titulli me ne fund patem nje jave plot djell, si ai djelli i Tiranes qe te ngroh dhe te pervelon gjithe kenaqesi. Nxorem kemishat dhe bluzat me menge te shkurtra nga thellesite e dollapeve dhe shpresojme qe ti mbajme jashte per nje kohe te gjate, te pakten keto muajt e veres. Eh po, me mendjen time jame ne vere dhe ne breg te detit. Per te prekur pak kenaqesine e detit, te jodit dhe çlirimit nga skllaveria dimerore do te shkojme se shpejti 2 dite prane Oqeanit Atlantik. Ne qershor po, do te kemi pushimet e mirepritura qe ju shume shpejt do te gjeni se ku do ti kalojme. Nuk e di nese ankohen ndonjehere njerezit qe jetojne prane detit dhe ku ben ngrohte? Nuk dua ti pergjigjem kesaj pyetje pasi endrra ime eshte qe te jetoj ne nje vend ku te zgjohem dhe te shoh detin, te mos laj syte me uje çesme por te hidhem dhe te kridhem ne det, ashtu siç gjyshi im i shtrenjte bente ne Stamboll.

Friday, April 18, 2008

Meteo - Per dite me te bukura

Fotografia e pare eshte marre me date 7 prill 2008 ne nje qyetet te vogel ne lindje te Parisit. Pra miqte e mi kur shume nga ju kane dale me menge te shkurtra, ne vazhdojme te mos heqim xhupat dhe palltot. Ne dy vitet e fundit bora ra ne muajin mars dhe kete vit patem fatin ta kemi ne prill. Megjithate presim dite me te bukura per te shijuar pranveren. Ah nostalgji per pranveren ne Tirane, mimozat qe me kenaqnin me aromen e tyre, gallatat tek liqeni me shoqerine. Kete jave, fotografia e dyte, patem dite te bukura dhe shetitjet ne park jane shume te mirepritura.

Friday, January 18, 2008

Tecktonik Bis

Dikur ju kam folur per nje fenomen mode ketu ne France, qe eshte kercimi Tecktonik. Ka nje jave qe mesova qe nipçja ime, qe eshte gjithe ai djale (marshallah), kercen ne menyre te shkelqyer dhe ka hapur nje blog, ku vendos video te tijat, qe shihen nga miliona internetista ne te gjithe boten. Shikoni dhe admironi (nipçja eshte djali i pare qe kercen)...

Wednesday, October 31, 2007

Vélib'

Si Inxhinier Mjedisi qe jam ne origjinat e mija nuk mund te ri pa folur per nje fenomen te shoqerise pariziane. Vélib' eshte nje sherbim qe ofron bashkia e Parisit per te gjithe ata qe jetojne, punojne ose vizitojne Parisin. Nepermjet nje pagese mund te marrim nje biçiklete me qera, ku gjysem oreshi i pare eshte falas. Biçikletat jane te vendosura neper 750 pika te posaçme prane stacioneve te metrose, keshtu qe kemi te drejte te zgjedhim metrone ne nje dite me shi ose biçikleten ne nje dite me djell, dhe ne fund te udhetimit duhet ti çojme ne stacionin e metrose me te afert. Me shume informacion gjejme ne sitin e Paris.fr. Nje bravo te madhe kryebashkiakut te Parisit i cili po ndjek nje politike mjedisore te shkelqyer dhe pa komlekse. Nje ide e vene ne jete dhe ne qytete te tjera te Frances si Marseille, Lyon, Besançon, Aix-en-Provence dhe Mulhouse ose "jashteshtetit" Sevilje dhe Bruksel.