Friday, October 12, 2007

Probleme me Freebox

Free eshte furnizuesi jone i internetit. Ky furnizues na ofron sherbimet e meposhtme: internet me shpejtesi te madhe ADSL, 100 kanale TV (shumica per tu hedhur ne plehra) dhe linjen telefonike falas per Francen dhe shume shtete te Europes. Dhe kjo per shumen 29.99 € ne muaj. Per ne kjo oferte eshte shume e mire dhe ploteson mjaftueshem nevojat tona.
Por çdo e mire e ka nje te keqe thote populli. Sot beheshin 2 jave pa internet, TV dhe telefon. Dhe kjo per arsyen se na u dogj ushqyesi ne nje dite te bukur plot djell. Ne fillim kujtuam se na u dogj i gjithe FreeBox, bile ne nje fare menyre sado paradoksale qe te duket na u be qefi, pasi do te kishim mundesine qe Free te na e nderronte me nje version me te ri p.sh. Freebox H.D. Por jo na ishte djegur vetem ushqyesi. Ketu fillojne dhe veshtiresite tona. Marrim ne telefon hotline, i cili na thote qe regjistroi incidentin dhe do te na dergoje ushqyesin e ri brenda javes. Javen e pare asgje. Llogjikisht ne fillim te javes se dyte i marr ne telefon dhe surprize. Personi e Free-se me thote qe ushqyesi eshte ne fazen e dergeses. Kurajo i them vetes, ne fund te fundit edhe disa dite dhe çdo gje do te jete ne rregull.
Sot me ne fund morem nepermjet postes te shumepriturin ushqyes dhe e testuam me nje fryme; çdo gje ishte ne rregull. Pra perfundimi eshte qe Free eshte i mire po te mos kesh probleme. Ciao.

2 comments:

Anonymous said...

Pershendetje Drini!

Eshte e vertete qe Free eshte furnizues i mire interneti nese nuk ke probleme ose nese nuk nderron shtepi (pra numer telefoni).
Ne fillim Free ishte furnizuesi me i mire ne treg si ne çmim ashtu dhe ne cilesine qe sherbente. Por duke qene ne situate monopoli, per nje fare kohe, me duket se mori me shume kurajo se ç'duhet :)
Nuk mund te them qe kam patur vertet probleme me Free perveç kur nderrova shtepi, por njoh shume persona qe kane patur probleme me ta dhe nuk para kane nje sherbim klientele shume te kendshem e te interesuar per clientet.

Keshtu qe une e nderrova para 1 viti dhe shkova drejt konkurrences, mqnse tashme pak a shume te gjithe furnizuesit propozojne te njejtin çmim per sherbime te ngjashme. Zgjodha Club-internet per arsyen se ka telefonin me Shqiperine gratis, dhe mund te them qe deri me sot jam shume e kenaqur, madje cilesia e degjimit te telefonatave eshte me e mire se me Free ... keshtu qe dola fituese :)

Bonne continuation.
Ania

Drini said...

Pershendetje Ania (emer i bukur),

Ne hezitojme qe te marrim nje furnizues tjeter pasi u be kohe e gjate me Free dhe ne pergjithesi kemi qene te kenaqur. Sigurisht qe sherbimi klienteles le shume per te deshiruar, duke filluar qe nga fakti qe per te ndryshuar Freebox-in me nje version te ri duhet te plotesosh shume kushte, kurse klientet e rinj e kane falas.

Te uroj nje dite te mbare
Drini