Friday, April 18, 2008

Meteo - Per dite me te bukura

Fotografia e pare eshte marre me date 7 prill 2008 ne nje qyetet te vogel ne lindje te Parisit. Pra miqte e mi kur shume nga ju kane dale me menge te shkurtra, ne vazhdojme te mos heqim xhupat dhe palltot. Ne dy vitet e fundit bora ra ne muajin mars dhe kete vit patem fatin ta kemi ne prill. Megjithate presim dite me te bukura per te shijuar pranveren. Ah nostalgji per pranveren ne Tirane, mimozat qe me kenaqnin me aromen e tyre, gallatat tek liqeni me shoqerine. Kete jave, fotografia e dyte, patem dite te bukura dhe shetitjet ne park jane shume te mirepritura.

2 comments:

Anonymous said...

Eshte shume e bukura!!
Edhe ne japoni tani eshte koha e me te bukura!Ketu mund te shikojme "cherry blossom" ne fillimi prill, dhe tani jane plot me gjelberim!

Drini said...

Do te kisha shume deshire te beja nje dite nje udhetim 3 javor ne Japoni. Gjithmone me ka terhequr ky vend dhe nuk e di nese nje dite do te filloj te mesoj gjuhen tuaj. Sigurisht kur te vij do te vi ne kohen e çeljes se qershive ;-).